E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi, fati kthehet pro shkodranit, Baric e therret ne "A"

Dash Frashëri
Pas dy golave të shënuar të shtunën e kaluar kundër SV Mattersburg të vendit të tretë në kampionatin austriak, sulmuesi shqiptar i SV Ried, Hamdi Salihi ka rifituar vendin në Kombëtaren e Shqipërisë. Shkodrani është thirrur për ndeshjet kundër Sllovenisë (24.03.2007, në Shodër) dhe Bullgarisë (28 mars 2007, në Sofie). Salihi mungoi në grumbullimin për ndeshjen miqësore kundër Maqedonisë (0-1, më 7 shkurt 2007,në Shkodër). Hamdi Salihi ka qenë grumbulluar rregullisht në ndeshjet zyrtare, por ende nuk ka luajtur asnjë minutë me ekipin Kombëtar. Gjatë përgatitjeve për ndeshjen kundër Holandës, Salihi shënpi 5 gola brenda 40 minutave në miqësoren kundër amatorëve të VFB Pumerstijn të fituar nga kuqezinjtë 8-0, duke fituar edhe një vend në 18-shen në takimin Holandë-Shqipëri (2-1). Renditjen specifike përsa i përket golave të realizuar në Europë e kryeson Edmond Kapllani me 14 gola (13 në kampionat dhe 1 në Kupë e Gjermanisë) dhe pas tij vjen Alban Bushi me 8 gola (7 në kampionat dhe 1 në Kupën e Greqisë).Erjon Bogdani ka shënuar 5 gola në Serinë A. Në ndeshjet zyrtare Shqipëria ka shënuar 3 gola: Skela (p), Hasi dhe Curri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›