Pas incidentit me Bushin reagon institucioni i futbollit, FSHF: Racizmi duhet dënuar rëndë

Nacionalizmi i theksuar grek ndaj shqiptarëve këtë fundjavë arriti kulmin. Pas videos së ushtarëve grekë, të cilët stërviteshin duke u frymëzuar me këngë anti-shqiptare, e cila u publikua të shtunën një ditë më pas nacionalizmi i fqinjëve ndaj shqiptarëve përfshiu edhe futbollin. Kështu, gjatë zhvillimit të ndeshjes Iraklis-Apollon Kallamarja, takim që përfundoi me fitoren e miqve dhe golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi shqiptar, Alban Bushi. Pikërisht në minutën e 85' kur u shënua goli, tifozët vendas e kanë shfryrë dufin e humbjes pikërisht ndaj familjarëve të Bushit që ndodheshin në stadium. Ata u goditën me shkelma dhe grushta dhe sic deklaroi vetë ish-sulmuesi i kombëtares, policët nuk reaguan fare duke bërë sehir atë skenë tepër shtazarake. Pas kësaj ngjerjeje që tregon qartë nacionalizmin e theksuar grek duke e demostruar këtë shumë herë me veprime të ndyshme ndaj shqiptarëve ka reaguar për incidentin ndaj sulmuesit Bushi, edhe Federata Shqiptare e Futbollit, e cila e ka deklaruar këtë incident racist që nuk duhet të ndodhë. "Është një incident i shëmtuar ndaj sulmuesit Alban Bushi që ka përmbajte të theksuar raciste. Gjëra të tilla kanë ndodhur edhe më parë, por që duhen ndaluar menjëherë pasi e dëmtojnë shumë futbollin. Loja "magjike" luhet thjesht për spektakël dhe për të kënaqur sportëdashësit që shkojnë në stadium për tu argëtuar dhe jo për t'u përfshirë nga incidente të shëmtuara" ka deklaruar zëdhënësi për shtyp i institucionit të futbollit, Lysien Nurishmi. Më pas ky i fundit ka vazhduar duke u shprehur se Federata e dënon këtë incident dhe thotë se racizma të tilla nuk duhet të përësriten më. "Këtyre racizmave duhet t'u jepet fund njëherë e përgjithmonë pasi nuk bëjnë gjë tjetër vecse ndikojnë negativisht në lojën e futbollit" përfundoi zëdhënësi Nurishmi.
Besar Bozgo