Goli i 14-të, Salihi realizon ëndrrënPer “Gerd Mylerin” shqiptar, ky ishte goli i pestë radhazi në katër takimet e fundit, duke mbërritur kështu me një sinjal të mirë në gjirin e Kombëtares, në prag të ndeshjes me Portugalinë.

14 gola, ashtu si numri i preferuar i tij. Hamdi Salihi shënoi një tjetër gol me vlerë në kampionatin austriak, pikërisht në fitoren 3-2 të SV Ried kundër Shturmit të Grazit, në javën e fundit të Bundesligës 1 (java 36).
Shturm kaloi dy herë në avantazh me anë të Haas (15’ e 68’), ndërsa Salihi shkurtoi diferencën në minutën e 70-të. Nacho (77’) e Drechsel (90’, me penallti) kompletuan përmbysjen dhe fitoren 3-2.
Kjo ishte fitorja e katërt rresht në Bundesligë, ndërkohë që për “Gerd Mylerin” shqiptar, Hamdi Salihin ishte goli i pestë radhazi në katër takimet e fundit, duke mbërritur kështu me një sinjal të mirë në gjirin e Kombëtares, në prag të ndeshjes me Portugalinë.
Salihi, i cili gjatë tri sezoneve me fanellën e Ried në 72 ndeshje shënoi 32 gola, përfshirë dhe këtë të sotmin, u shpall edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës: 14 gola në 28 ndeshje, ndërkohë që Nacho ka këtë tregues 14 gola në 32 ndeshje.
SV Ried u rendit në vendin e pestë, me po aq pikë së Shturm, nga 60, por duke mos kapur dot një vend në Ligën e Europës, për shkak të golaverazhit më të dobët se Shturmi: 68-45 (+23), Shturmi; 58-38 (+20 gola), SV Ried.
Në krahasim me renditjen e sezonit të kaluar (Salihi shënoi 13 gola), kur SV Rid e mbylli në vendin e shtatë, këtë sezon u ngjit në vendin e pestë.
Ried [3 - 2] Sturm Graz
15' [0 - 1] M. Haas
68' [0 - 2] M. Haas
70' [1 - 2] H. Salihi
77' [2 - 2] Nacho
90' [3 - 2] H. Drechsel (pen.)
Java 36, 31.05.2009
15:30 SV Ried - Sturm Graz 3:2 (0:1)
15:30 RB Salzburg - SCR Altach 1:4 (1:1)
15:30 Austria Ëien - SK Austria Kärnten 4:1 (0:1)
15:30 Kapfenberger SV - Rapid Ëien 0:4 (0:1)
15:30 SV Mattersburg - LASK Linz 3:1 (2:0)
Renditja
# Ekipi Nd F B H Gola +/- P
1 RB Salzburg 36 23 5 8 86:50 36 74
2 Rapid Ëien 36 21 7 8 89:43 46 70
3 Austria Ëien 36 17 11 8 59:46 13 62
4 Sturm Graz 36 17 9 10 68:45 23 60
5 SV Ried 36 17 9 10 58:38 20 60
6 SK Austria Kärnten 36 11 8 17 47:57 -10 41
7 LASK Linz 36 11 4 21 35:67 -32 37
8 Kapfenberger SV 36 10 6 20 48:81 -33 36
9 SV Mattersburg 36 8 9 19 42:71 -29 33
10 SCR Altach 36 8 6 22 56:90 -34 30
E Diele, 31 Maj 2009