E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goli i Kapllanit krijon probleme te Karlsuhe

Me golin hapës në fitoren 4-0 të Karslsruhes kundër skuadrës së kategorisë së katërt, Tus Metzingen, sulmuesi shqiptar Edmond Kapllani shfaqi hapur ambiciet e tij për një vend titullari për sezonin 2008-2009, teksa në vitin e kaluar ishte në jo pak ndeshje alternativa e dytë.
Golashënuesi shqiptar, i cili ndihmoi Karlsurhen të rikthehej në Bundesliga 1, vuajti jo pak nga prania e argjentinasit Xhoshua Kenedi, duke shënuar vetëm dy gola në takimet e fundit. Tani duken se shanset e Kapllanit janë në rritje dhe këtë e pranon edhe vetë trajneri Edmund Beker për kicker.de: "Do ta shohim, se kush do të luajë. Por gjithmonë në formacion do të luajë më i miri".
Katër golat e Karlsruhes në testin kundër Tus Metzingen mbajnë firmat e Kapllanit, Mutzel, Frajsit e Francit. Edmond Kapllani luajti vetëm pjesën e parë. Testi i radhës për Karlsruhen është të mërkurë, me ndeshjen kundër VfB Byhl.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›