E Shtunë, 31 Tetor 2026

“The Sun”: Ronaldo mund t’i nënshtrohet operacionit

Mançester - Kristiano Ronaldo mësohet se ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen e zhvilluar në Tiranë mes përfaqësueses sonë dhe asaj portugeze. Lajmi bëhet i ditur nga prestigjiozja “The Sun”, e cila shkon më tej, duke deklaruar se futbollisti më i mirë i vitit 2008 mund bëjë një ndërhyrje kirurgjike në këmbë.

Nëse një gjë e tillë do të ndodhë, atëherë Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen e radhës që përfaqësuesja e tij do të zhvillojë me Estoninë. E sigurte do të jetë edhe mospjesëmarrja e portugezit në turnetë që do të do të zhvillojë skuadra e Mançester Junaited gjatë muajve të verës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›