Priten palmat Dako Do te mbjellim te reja

Bashkia e Durresit dhe Ndermarrja e Sherbimit Komunal nisen dje aksionin per prerjen e 24 palmave te prekura nga nje parazit i rrezikshem qe shkakton tharjen e tyre. Ne prerjen e palmave ne lulishten prane Torres Veneciane ka qene gjate gjithe kohes kryetari i Bashkise se Durresit Vangjush Dako i cili deklaroi se prerja e ketyre palmave ishte e domosdoshme jo vetem per shkak se ato jane tashme te thara por edhe per te shpetuar palmat e tjera rreth tyre nga perhapja e parazitit. Dako siguroi qytetaret Po priten keto palma te cilat jane te thara per shkak te nje paraziti dhe ne u detyruam ti presim keta drure qe te shpetojme edhe palmat e tjera nga perhapja e ketij paraziti gje qe do te na demtonte edhe shume palma. Nga ana tjeter dua te siguroj te gjithe qytetaret qe ne vendin e pemeve te prera pasi te behet plotesisht dezinfektimi do te filloje mbjellja e te rejave si dhe e drureve te tjere dekorative. Zevendesimi do te jete shume i shpejte ne menyre qe te keto lulishte te vazhdojne te jene si me pare madje edhe me me shume drure bime dekorative. Paraziti Rhy Chophorus Ferrugineus hundegjati i palmave ka prekur deri me sot 25 palma te llojit Fenix ne siperfaqet e gjelbra te qytetit qe mirembahen nga NSHK prona te Bashkise se Durresit si dhe dy palma te po ketij lloji qe ndodhen ne territorin e Autoritetit Portual dhe ne shtepine muze te Aleksander Moisiut. Sipas rekomandimeve te Drejtorise Rajonale te Bujqesise dhe Inspektoratit te Mbrojtjes se Bimeve ne Durres jane kryer trajtime kimike te te gjitha palmave me helme me nje procedure te perseritur cdo 15-30 dite. Ky parazit ka prekur 2 palma ne shetitoren Taulantia 2 palma ne lulishten e Kalase 6 palma ne kryqezimin e portit 6 te tjera ne lulishten e Mauzoleumit te Deshmoreve dhe 9 palma ne rrugen Taulantia. Menjehere pas asgjesimit te palmave te prekura nga paraziti bashkia do te filloje mbjelljen e palmave te tjera ne te njejtat vende ku jane prere ato ekzistuese dhe ne te njejten kohe do te vazhdoje puna per shtimin e siperfaqeve te gjelbra. Ne tri vitet e fundit Bashkia e Durresit ka mbjelle 2800 drure dekorative ne rruget urbane te qytetit si dhe ka shtuar siperfaqet e gjelbra ne blloqet e lagjeve 4 12 16 17 dhe 18 te qytetit. Nderkaq jane ne proces rehabilitimi lulishtet ne qender te qytetit si dhe ne hyrjen e Durresit.