E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gomes do të largohet nga Tottenhami

Nga Express më 23 shtator 2011 në ora 15:31

Portieri Heurelho Gomes do të largohet nga Tottenhami në janar ka konfirmuar menaxheri Harry Redknapp. Gomes bëri disa gabime të rënda sezonin e kaluar ndërsa përforcimi i ri Brad Friedel ka marr numrin 1 në portë ndërsa Carlo Cudicini është aktivizuar në dy ndeshjet në Europa League.

Braziliani Gomes bëri një paraqitje në humbjen nga Stoke në Carling Cup por Redknapp ka pranuar se ai pritet të largohet pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

“Mendoj se nuk është i lumtur. Ai dëshiron të luan në Kampionatin botëror 2014 në Brazil andaj do të jetë problem. Duhet të presim janarin dhe të shohim se çka ndodh” tha Redknapp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›