FIFA dënon Irakun

Iraku duhet të zhvillojë të gjitha ndeshjet si vendas të fushatës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2012 dhe Olimpiadës në Londër, në terren neutral për shkak të frikës rreth sigurisë. Ky njoftim është bërë nga Konfederata e Futbollit të Azisë (AFC).
Në një letër dërguar Federatës së Futbollit të Irakut (IFA), FIFA ngriti dyshime rreth kushteve të sigurisë dhe vendosi ta dënojë Irakun.
FIFA ka thënë se Iraku duhet të propozojë një terren neutral në Azi, por ai nuk duhet të jetë njëri prej shteteve ku ata kanë të caktuar ndeshje kualifikuese.