Vrasje në qendër të Prishtinës
(E plotësuar) Në bazë të hetimeve të para, vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëhershëm mes palëve.
Policia ka arrestuar pronarët e rinj të ndërmarrjes “Ramiz Sadiku”, si të dyshuar kryesorë për vrasjen e të riut.
Viktima, banues në lagjen Kodra e Trimave, sipas burimeve të ExpressOnline, thuhet se fillimisht ka plagosur njërin nga pronarët e kësaj ndërmarrje pasditen e sotshme. Më pas djemtë e pronarit, në afekt, kanë ndjekur viktimën dhe e kanë qëlluar atë në pjesën e majtë të gjoksit.
Rrëfimin e plotë të kësaj ngjarje lexojeni në numrin e nesërm të Gazetës Express.
Vrasje në qendër të Prishtinës
Para pak çastesh, tek Hotel Prishtina, në qendër të kryeqytetit, është vrarë një i ri e dy të tjerë janë plagosur rëndë.
Dëshmitarët okularë, kanë thënë për ExpressOnline se dy grupe të rinjsh kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit për disa çaste, çka kanë rezultuar me vrasjen e një të riu.
Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje, e as identiteti i viktimave dhe agresorëve.