E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerrard synon titull

Nga Express më 23 shtator 2011 në ora 18:00

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard ka thënë se klubi do të mundohet të fiton një trofe këtë vit pasi nuk ka angazhim në gara evropiane.

Gerrard u rikuperua nga lëndimi dhe u paraqit në fitoren ndaj Brightonit në Carling Cup të mërkurën dhe tani ka treguar synimin e tij të udhëheq ekipin drejt fitimit të një titulli në fund të këtij sezoni.

“Kur luani për Liverpoolin, duhet të fitoni tituj. Ne do të marrim seriozisht çdo kupë. Ky ishte mesazhi nga menaxheri para ndeshjes në Brighton. Ai tha se ne duhet të jemi më afër një trofeu të rëndësishëm” tha Gerrard.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›