Gomez: Po kënaqem me Guardiolën

Vazhdojnë komplimentet ndaj Pep Guardiolës në ditët e tij të para të punës në Bayern Munchen. Mario Gomez ësht lojtari i radhës që nuk ka ngurruar të flas pozitivisht për trajnerin spanjoll. Sulmuesi gjerman ka thënë se me Guardiolën është kënaqësi të stërvitesh.
"Asnjëherë nuk kam shkuar në stërvitje kaq i hareshëm si tani. Unë po kënaqem në ditët e para me Pep Guardiolën. Ai është tërheqës, praktik dhe atraktiv. Kam marrë shumë këshilla të duhura nga ai. Ndaj nesh është aq i lirë sa që më duket se e njoh që disa vite, edhe pse janë katër ditë që unë e njoh personalisht" ka thënë Mario Gomez./Indeksonline/