E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, morën ryshfet për ndërtimet pa leje, pranga dy zyrtarëve të bashkisë

Share

Dy zyrtarë të bashkisë së Tiranës kanë përfunduar sot në prangat e policisë së kryeqytetit. Sipas burimeve zyrtare pranë policisë bashkiake, një polic si edhe një inspektor ndërtimi pranë bashkisë së kryeqytetit janë arrestuar sot pas mesditës. Të arrestuar janë shtetasit Alban Ziso 34 vjec punonjës i inspektoriatit ndërtimor në Bashki si dhe Ardit Metusha 30 vjec me detyrë inspektor i policisë bashkiake.

Denoncimi ka mbërritur nga drejtoria e Policise Bashkiake pas informacioneve të mbledhura në terren. Është dashur një punë intensive hetimore për dokumentimin e korrupsionit nga ana e zyrtarëve, të cilët sipas grupit hetimor ishin punonjës në bashki që prej vitit 2008. Burimet thanë se dy zyrtarët akuzohen për marrje rryshfeti gjatë aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë. Ata u premtonin qytetarëve të ndërtonin në menyre te paligjshme kundrejt një pagese të caktuar dhe se fundmi kishin operuar në Njësine bashkiake 8.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›