Gomonia e humbur, ndihmë nga Italia

Kanë dështuar tentativat e policisë shqiptare në bashkëpunim me ato të Malit të Zi, Kroacisë dhe Italisë për të gjetur tre peshkatarët të cilët rezultojnë të humbur që prej ditës së dielë. Tre peshkatarët nga Vlora, Romeo Purizi, Sotir dhe Niko Golaj kishin dalë për peshkim nga porti i Vlorës të dielën më 18 janar dhe nuk janë kthyer më . Bashkëshortja e Romeo Pulizit ka njoftuar rreth orës 12: 30 të së hënës kapitenerinë e portit të Vlorës për moskthimin e bashkëshortit të saj ku dhe kanë filluar kërkimet për gjetjen e tyre. Gjatë kërkimeve të policisë, sipas të thënave të vendndodhjes e mjetit lundrues , policia arriti të lokalizonte një mjet lundrues, por pas verifikime të bëra policia sqaroi se mjeti i gjetur në det mes Kroacisë dhe Malit të Zi nuk ishte gomonia me tre peshkatarët të cilët po kërkoheshin. Burime nga policia e shtetit thanë së se po vijojne operacionet e kërkimit më vendet e rajonit për gjetjen e tre peshkatarëve. Ndërkohë Guardia di Financa ka nisur nga Bari një avion të specailizuar, më aparatura që mundësojnë kërkimin gjatë natës të mjeteve lundruese. Sipas të dhënave të deri tanishme ai mund të lokalizoje mjetet lundruese deri në 10 mijë milje në distancë . Sipas policisë , drejtori i përgjithshëm i policisë kroate Vladimir Faber gjatë një komunikate, është shprehur se do të bëjnë gjithçka për të ndihemuar në kërkimin dhe gjetjen e këti mjeti lundrues. Në kuader të ndihmës së ofruar për gjetjen e peshkatarve autoritetet kroate e malazeze kanë angazhuar për kërkimin e mjetit patrullime detare dhe ajrore. Në kërkimin dhe shpëtimin në det janë përfshirë edhe autoritetet e portit të Dubrovnikut dhe rajoni policor i Dubrovnikut. Por deri më tani nuk është bërë e mundur gjetja e tre peshkatarve nga Vlora.