E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, mbështet kërkesën e PS për kartat e identitetit

Çdo qytetarë që ka pasaportën 10-vjeçare mund të votojnë me të, pa qenë nevoja të pajiset me kartë identiteti. Mazhoranca nëpërmjet kryeministrit mbështeti propozimin e socialistëve për të mos aplikuar masa shtrënguese për letër njoftimet. 

TIRANE- Kryeministri i vendit Sali Berisha, mbështet propozimin e Partisë Socialiste përsa i përket dokumentave që shërbejnë në ditën e votimit. Ashtu siç kërkoi dhe PS-ja Berisha në mbledhjen e qeverisë ka deklaruar se nuk do të ketë masa shtrënguese ditën e zgjedhjeve dhe mund të votohet me pasaportë nëse qytetarët nuk disponojnë kartat e identitetit. Duke folur për buxhetin e bashkisë Berisha tha se Rama duhet të konsultohet me të në Këshillin Bashkiak
Në mbledhjen e kësaj të mërkure qeveria miratoi edhe marrëveshjen koncensionare për ndërtimin e kaskadës së lumit Devoll me vlerë 1 miliardë euro.
Kryeministri Berisha është ndalur edhe në prokurimet elektronike, duke paralajmëruar në mbledhjen e qeverisë se cilido e kryen këtë procedurë në rrugë jo elektronike do të paguaj vlerën e plotë të tenderit për të cilën ka kryer shkeljen e ligjit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›