Topalli: Ceremonia për Obamën, shumë emocionuese
Kryetarja e Kuvendit, Topalli mori pjesë në ceremoninë inaguruese të betimit të Presidentit të 44 të SHBA, Barak Obama, në Uashington DC. Topalli ka vlerësuar ceremoninë si mjaft emocionuese, në delegacion ishte dhe kryetarja e grupit të PS Leskaj.
TIRANE- Kryetaria e kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli mori pjesë në ceremoninë inauguruese të betimit të presidentit të 44-tët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama. “Ishte një ceremoni e jashtëzakonshme për të cilën e kam të vështirë të gjej fjalët për ta përshkruar” është shprehur kështu kryetaria Topalli.
Zyra e shtypit e kryetares së Kuvendit bën të ditur se zonja Topalli do të jetë pjesëmarrëse dhe në konferencën ku do të diskutohet mbi prioritet dhe sfidat e 100 ditëve të para të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama. Në delegacionin që ndoqi nga afër këtë ceremoni ishte dhe kryetaria e grupit të Partisë Socialiste Valentina Leskaj. (a.r/news24/balkanweb)