E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gomonia e zhdukur, ndihme edhe nga Italia

Vazhdojne ende kerkimet nga deti dhe ajri per gjetjen e nje gomoneje me tre shqiptare, e cila rezulton te jete zhdukur qe prej te dieles ne ujerat e Adriatikut.

E nisur nga Vlora, gomonia mendohet se eshte cuar nga dallget ne veri, ne ujerat e Malit te Zi ose me tutje ne Kroaci, nderkohe qe nje lajm per gjetjen e tyre rezultoi te ishte i rreme.

Autoritetet kroate e malazeze kane angazhuar per kerkimin e mjetit patrullime detare dhe ajrore.Gjithashtu nga Bari pritet dergimi i nje avioni te specializuar per kete qellim.
 
Tre personat kane humbur qe te dielen ne mesdite dhe jane nisur nga porti i Vlores.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›