E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis rikonstruksioni i rrugës hyrëse në qytetin e Beratit

>Rruga hyrëse për në qytetin e Beratit do të jetë e re, brenda 6 muajsh. Prej pak ditësh ka nisur investimi prej 600 milionë lekësh për rikonstruksionin e kësaj rruge. Ka qenë një fond nga Buxheti i Shtetit nëpërmjet Ministrisë së Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit që është akorduar pikërisht për rrugën hyrëse të qytetit muze të Beratit. Qyteti i UNESCO-s me realizimin e këtij investimi do të krijojë një imazh tjetër në sytë e vizitorëve. Kjo rrugë do të sjellë një imazh ndryshe për qytetin muze, ku do të gërshetohen modernia me traditën mijëra vjeçare muzeale. Kryetari i bashkisë së, Fadil Nasufi bëri me dije për gazetën se investimi i akorduar tashmë me fond të buxhetit të shtetit do të përmirësojë në mënyrë të ndjeshme infrastrukturën rrugore në këtë qytet. Ai ka thënë se kjo rrugë do të jetë investimi më i madh për këtë qytet ku do të ketë një hyrje tjetër. Po kështu, ky i fundit ka apeluar se dua të gjej mirëkuptimin me të gjithë qytetarët për mospengimin e punëve në këtë rrugë, pasi ky investim është shenja e parë për një Berat ndryshe dhe ky investim do të jetë potent. Aksi rrugor, i cili përfshin hyrjen në këtë qytet është me një gjatësi prej 2.9 km dhe do të bëjë të mundur lidhjen e aksit kryesor me urën e re mbi lumin Osum, tashmë të përfunduar. Rruga do të jetë me dy korsi nga shtatë metra dhe nga dy metra trotuar, duke parashikuar mes dy korsive dhe gjelbërimin. Ky investim ka nisur tashmë prej disa ditësh dhe po punohet intensivisht për përfundimin e saj. Tenderi për zbatimin e projektit dhe kryerjen e punimeve është kryer nga firma Salillari me një afat kohor prej gjashtë muajsh. Rruga fillon në vendin e quajtur Kombinat dhe përfundon tek Ura e varur, çka lehtëson ndjeshëm dhe trafikun brenda qytetit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›