Gomonia rrezikon mbytjen
Tre persona rrezikojne mbytjen ne det. Personat jane peshkatare amatore nga qyteti i Vlores, dhe qe prej te djeles ata ndodhen ne det te hapur. Fillimisht ka qene bashkeshortja e njerit prej peshkatareve qe ka shkuar ne Kapitenerine e Vlores, ku ka denoncuar moskthimin e burrit te saj ne shtepi. Pas kesaj, eshte dhene alarmi, dhe dyshimet jane se gomonja e vogel gjendet ne afersi te Malit te Zi. Mjete lundurese, por dhe helikoptere jane vene ne kerkim dhe mesohet se policia bregdetare e Malit te Zi kontakton me ane te celularit me nje prej pshkatareve. Ata kene bere te ditur se arrijne te shohin nje traget, qe mendohet te jete i linjes Durres Ankona. Kapiteneria e Durresit ka komunikuar me drejtuesit e tragetit, dhe ka urdheruar braktisjen e perkohshem te udhetimit per te kontrolluar zonen perreth.Policia mendon se gomonja ndodhet rreth 38 milje larg Malit te Zi. Aktualisht, deti eshte i trazuar me 6 deri ne 7 balle valezim, cka e ben te veshtire kerkimin e gomones.