Patenta e Ahmetit, komisioni në shqyrtim pezullimin
21/01/2009 Ish-kryerrugori i Tiranës
TIRANE- Përplasja me njërën nga makinat e Gardës së Republikës, duket se do i kushtojë shtrenjtë ish-shefit të qarkullimit Krenar Ahmeti. Burime pranë Policisë së Shtetit thanë se Komisioni i Pezullimit të Patentave po shqyrton ndaj Ahmetit mundësinë e heqjes së lejes së drejtimit të automjetit. Burimet nuk përcaktojnë me saktësi datën se kur do të merret vendimi, por sqarojnë se anëtarët e komisionit janë duke verifikuar të gjitha shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, që mendohet se janë kryer nga Krenar Ahmeti. Ndërkohë që ky i fundit aktualisht nuk gëzon asnjë funksion në Policinë e Shtetit, pas jo më larg se një javë Drejtori Policisë së qarkut Tiranë, Tonin Vocaj, urdhëroi pezullimin e tij si shef i qarkullimit rrugor. Vendimi erdhi menjëherë, pas shkeljeve të rënda që konstatuan anëtarët e komisionit të disiplinës. Kjo nuk është e vetmja masa që merret ndaj Krenar Ahmetit, pasi ndaj tij në gjykatën e Tiranës është duke u zhvilluar një proces gjyqësor.