Prokuroria, 18 vjet burg për oficerin e Briskut Arjan Avdo
21/01/2009 Akuzohet për vrasjen e Dorian Vuçiterrnës
TIRANË – Ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor kundër oficerit të Briskut Arjan Avdo. Prokuroria e Tiranës paraqiti dje konkluzionet përfundimtare kundër tij. Edhe një herë akuza ka rindërtuar ngjarjen duke përmbledhur të gjitha provat e grumbulluara gjatë hetimit. Arjan Avdo, sipas akuzës, duhet të deklarohet fajtor për akuzën e vrasjes me paramendim dhe të dënohet me 18 vjet burg. I akuzuar për vrasjen e Dorian Vuçiterrnës në prill të vitit 2007, Arjan Avdo edhe pse ka kundërshtuar disa herë akuzën dhe e ka akuzuar për manipulim të provave duhet të pres vendimin për të mësuar për fatin e tij. Ka pranuar vrasjen, por nuk ka pranuar faktin se ka qëlluar veten më pas. Ka kundërshtuar edhe dëshminë e shokut të tij në sallën e gjyqit. Ndërkohë që akuza tha dje se i pandehuri kishte planifikuar vrasjen e Dorian Vuçiterrnës më parë dhe për këtë sipas saj flet dëshmia e shtetasit Milazim Shehu.