E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentuan vrasjen e shtetasit, në kërkim 2 vëllezërit

21/01/2009  U grindën 2 muaj më parë

SHKODER- Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së qarkut të Shkodrës bëjnë të ditur se kanë zbuluar se në lagjen “Tomë Kola”, në vendin e njohur si varrezat katolike të qytetit Shkodër, është tentuar të vritej me armë zjarri, brenda në automjetin e tij, shtetasi Q. H, vjeç 47, lindur në Malësi të Madhe dhe banues në fshatin Dobraç, të komunës Rrethina, Shkodër, i dënuar më parë për “Kanosje dhe armëmbajtje pa leje”. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Si rezultat i punës së mirëorganizuar dhe informacioneve të marra në rrugë operative, nga ana e policisë u bë e mundur identifikimi dhe dokumentimi me prova ligjore, për autorësinë e kësaj ngjarje, ku rezulton se autorë janë, dy vëllezër, shtetasi B. Ç, 39 vjeç dhe shtetasi Gj. Ç. 29 vjeç. Të njëjtët burime sqarojnë se nga hetimet e kryera rezultoi se motiv i kësaj ngjarje, është një konflikt i datës 19 nëntor i vitit 2008 mes të dëmtuarit dhe autorëve të ngjarjes. Nga ana e policisë u bë shpallja në kërkim e autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre. Për këtë ngjarje efektivat e policisë, me qëllim kapjen e autorëve, kanë ushtuar kontroll në disa banesa të personave me lidhje të afërt farefisnore dhe shoqërore të autorëve. Si rezultat i kontrollit të ushtruar, më datë 19.01.2009, rreth orës 15.30, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Ç. Cuku, 65 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Stom Golem, u gjet një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë, të cilat i mbante pa leje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›