Gonc apel politikes shqiptare Miratoni tre ligjet
Eurodeputetja Kinga Gonc vlerëson se mosrealizimi i 3 ligjeve mund të jetë pengesë për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Në një intervistë për ABC News ajo theksoi se për të pasur mbështetjen e vendeve skeptike është shumë e rëndësishme të tregohet që Shqipëria po ecën përpara.
Në vijim intervista e plotë e eurodeputetes dhënë gazetares së abc news në Bruksel Erisa Zykaj:
Pyetje: Ju thatë që në Shqipëri ka një trend pozitiv për marrjen e statusit të vendit kanndidat, pavarësisht tre kushteve që mbeten pa plotësuar?
Kinga Gönc: Mendoj vërtet që ka patur një kthesë të dukshme këtë vit dhe ka patur një dialog konstruktiv midis mazhorancës dhe opozitës. Ka diçka që ne e besojmë fort në Europë. Nëse ka dialog të gjithë problemet mund të zgjidhen. Kjo është ajo që po shohim në Shqipëri; Sigurisht që jam në dijeni që mbeten disa çështje. Duhen të trajtohen probleme si lufta kundër korrupsionit apo krimit të organizuar. Por shpresoj, që Shqipëria do të jetë vendi i ardhshëm që do marrë statusin e kandidatit dhe të hidhet kështu një hap tjetër i rëndësishëm për rajonin.
Pyetje: Ka disa shtete anëtare që konsiderojnë, se tre çështjet e mbetura nuk janë thelbësore, ndërkohë që për të bindur të gjitha shtetet këto tre kushte duhen gjithsesi plotësuar apo jo ?
Kinga Gönc: Kjo është shumë e vërtetë. Kur një vend kërkon të avancojë në integrimin e tij europian për anëtarësimin në BE duhen bindur të 27 shtetet anëtare. Ka shtete që janë mbështetëse të forta, ka të tjera që janë më pak mbështetëse, pasi ato e njohin më pak rajonin e Ballkanit dhe janë më pak të angazhuar për të. Ndaj është shumë e rëndësishme që të tregojmë, që Shqipëria po ecën përpara dhe po bën të gjitha përpjekjet e nevojshme për integrimin europian. Dhe është shumë e rëndësishme që të kesh mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare përveç Parlamentit Europian, që është shumë mbështetës për Shqipërinë.
Pyetje: Statusi i kandiadtit nuk ëhtë hapja e negociatave. A mendoni se do të ishte simbolike që Shqipëria të ishte kandidate vitin e ardhshëm edhe në pragun e festimit të 10 vjetorit të samitit të Selanikut, ku u mor angazhimi, se shtetet e Ballkanit do të jenë anëtarët e ardhshëm të BE-së
Kinga Gönc: Mendoj, se institucionet europiane do të bëjnë më të mirën e tyre për këtë gjë dhe njëokohësisht ne shpresojmë që Shqipëria të hedhi hapat që i kërkohen për të bindur mjaftueshëm të 27 shtetet anëtare për ti dhënë statusin e kandidatit. Tashmë Kroacia është në prag të anëtarësimit. Mali i Zi hapi negociatat. Ne e dijmë që do ketë kapituj të vështirë të negociatave për të, por ky është një hap i rëndësishëm. Presim që hapi tjetër i rëndësishëm të jetë dhënia e statusit të vendit kandidat Shqipërisë, në mënyrë që i gjithë rajonit të ecë përpara.