E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shqipëria ka bërë shumë progres, të përmbushen tre kriteret e BE”

06-12-2012 / Gazeta 55

Ambasadorët Volfarth e Holtkemper, mesazhe kasës politike shqiptare


Nga kombinati mekanik i qytetit të Poliçanit ku është zhvilluar ceremonia e dhurimit nga zyra e OSBE-së i disa pajisjeve ndihmëse për linjat e demontimit të municioneve Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Eugen Volfart dhe Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri Carola Muller-Holtkemper kanë dhënë mesazhe bashkëpunimi për klasën politike me qëllim integrimin e vendit. “Për 100 vitet e tjera do të doja të inkurajoja të ketë bashkëpunim më të madh ku bëhet fjalë për arritjen e qëllimeve kombëtare mesa kuptoj përveç paqes një objektiv tjetër kombëtar tjetër shumë i rëndësishëm është dhe bashkimi me BE dhe kjo ka nevojë për një bashkëpunim shumë të madh. Procesi i reformës është një punë e madhe që duhet bërë dhe ka nevojë për kontributin e të gjithëve dhe ka nevojë për bashkëpunimin e të gjithëve, pra ne këtë e quajmë bashkëpunim. Ky lloj bashkëpunimi duhet të vazhdojë dhe në vitin 2013 që është një vit zgjedhor”- u shpreh ambasadori i OSBE-së. Në të njëjtën linjë edhe ambasadorja gjermane duke vlerësuar progresin e deritanishëm në vendin tonë ka apeluar për të vijuar më tej bashkëpunimin. “Gjatë viteve të fundit Shqipëria ka bërë shumë progres dhe ajo këshillë që mund t’i jepja unë është do të ishte të vazhdonte kështu, të vazhdoni që të keni proces dhe vetë për politikanët shqiptarë pikërisht këtë mesazh do të bëja që të përmbushen ato kritere që të vazhdojë përpara”, apeloi ambasadorja gjermane.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›