Egjipti njeh Kosovën, ministri Hoxhaj e konfirmon
PRISHTINE-Republika Arabe e Egjiptit e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Vendimi i ështëbere i ditur nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Hoxhaj ia ka konfirmuar portalit Koha.net se vendimin ia kanë bërë të ditur nëpërmjet telefonit zëvendëspresidenti egjiptian, por dhe zëvendësministri i këtij shteti.
Egjipti është një nga vendet më të populluara në Afrikë dhe Lindjen e Mesme dhe vendi me më ndikim në këtë pjesë.
Paralajmërimin për njohjen e pati dhënë në ditën e 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës edhe e dërguara e posaçme e presidentit egjiptian, Mohamed Morsi, dhe njëherësh zëvendëspresidente e Egjiptit, Pakinam Al Sharkaui. Ajo pati marrë pjesë në ceremonitë shtetërore të shënimit të përvjetorit të pavarësisë.
(d.b/BalkanWeb)