Haxhinasto: Sfida kryesore e Shqipërisë, integrimi në BE
TIRANE -Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, priti sot në takim një grup gazetarësh gjermanë nga mediat më prestigjoze gjermane, të cilët ndodhen në një tur informativ në vendin tonë.
Ministri Haxhinasto bëri një paraqitje të zhvillimeve në Shqipëri, të arritjeve kryesore gjatë viteve të fundit, por edhe të sfidave me të cilat përballet vendi si në politikën e brendshme, edhe në politikën e jashtme.
Ministri Haxhinasto theksoi se sfida kryesore e Shqipërisë është integrimi në Bashkimin Europian, një objektiv ky që qëndron në krye të axhendës së çdo force politike në vend.
Gjermania, shtoi ministri Haxhinasto, është një kontributor i rëndësishëm i procesit të integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gazetarët gjermanë do të vijojnë takimet me autoritetet më të larta të institucioneve shtetërore qendrore dhe lokale, me përfaqësues të shoqërisë civile, të medias vendase, etj.
Gjatë qëndrimit të tyre, ata do të vizitojnë pikat turistike dhe arkeologjike në Durrës, Berat, Sarandë dhe do të priten nga bashkiakët e këtyre qyteteve.
(er.nu/BalkanWeb)