E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largimet e deputeteve gjate 2011

E merkure 28 Dhjetor 2011 1651 Lulzim Basha 2011 ka sjelle ndryshime edhe ne perberjen e Kuvendit me largimin e 9 deputeteve. Zgjedhjet lokale te 8 majit sollen ikjet me te medha te te zgjedhurve te cilet lane mandatin e deputetit per te garuar per drejtimin e bashkive. I tille eshte rasti i Lulzim Bashes i cili dorezoi mandatin per te marre bashkine e kryeqytetit. Me po te njejten ambicie garuan edhe Ferdinand Xhaferri ne Durres dhe Ardian Kollozi ne Vlore nen siglen e PD por pa arritur te zgjidhen si kryetar bashkie. Ne kampin e majte Gjoke Jaku dhe Fatos Tushe lene mandatin e deputetit per tu angazhuar ne zgjedhjet lokale perkatesisht ne qytetin e Lezhes dhe te Lushnjes. Por ne braktisjen e jetes parlamentare ndikuan edhe faktore te tjere. Deputetja socialiste Ermelinda Meksi ish ministre e integrimit ndonese me nje pervoje te gjate parlamentare pranoi nje detyre te re ajo u zgjodh nga kuvendi si anetare e bordit mbikeqyres te Bankes se Shqiperise. Nga grupi parlamentar i partise socialiste eshte larguar gjate ketij viti edhe deputetja e re Rudina Seseri e cila la mandatin e pare per te vazhduar angazhimet private jashte Shqiperise. Ndersa deputetit te Shkodres Ilir Beqja gjykata kushtetuesi i hoqi mandatin pas padise se bere nga partia demokratike per shkelje te kushtetutes. Nje tjeter deputet i Shkodres Gezim Dibra iu shkeput jetes parlamentare por kete here nga radhet e demokrateve. Ai nderroi jete ne 12 gusht si pasoje e nje semundje te rende. Shiko kroniken video ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›