E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillorja 6 vjet reagon ministria

E merkure 28 Dhjetor 2011 1634 MINISTRIA E ARSIMITEksperimentet me arsimin dhe nxenesit shqiptare nuk kane fund. Ministria e arsimit propozon ndryshimin e cikleve te arsimit parauniversitar edhe pse nuk ka asgje gati. Nese deri tani arsimi fillor ishte 5 vjet hartuesit e draftit kerkojne qe ai te behet 6 vjet 3 vjet te jete cikli me i larte brenda sistemit 9 vjecar dhe 3 vjet gjimnazi. Per specialistet ky draft i referohet modeleve te vendeve evropiane ndersa pranojne se nuk jane ende kushtet per zbatimin e tij. Nje tjeter problem eshte pamundesia per te mbuluar me mesues arsimin fillor 6- vjecar. Vete specialitet e ministrise pranojne se dy mesues ne arsimin baze jane te pamjaftueshem per garantuar cilesine e mesimdhenies ndaj me strukturen e re propozojne shtimin e mesuesve sipas lendeve. Drafti eshte ne diskutim dhe ende nuk ka marre formen e projektligjit. Sipas drejtuesve te ministrise kjo do te thote se edhe vitin e ri shkollor do te jete ne fuqi skema aktuale 5 vjet shkolla fillore dhe 4 cikli me i larte i arsimit te detyruar.

Shiko kroniken video ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›