E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: 2011-ta, vit i arritjeve për çdo shqiptar

“Vit i mrekullueshëm dhe me ngjarje të rëndësishme për Shqipëerinë”. Kështu e ka konsideruar mbylljen e 2011-tës Kryeministri i vendit Sali Berisha. Në një konferencë për shtyp, për shpalosjen e një bilanci qeveritar përgjatë këtij viti ai theksoi se 2011 regjistrohet në muret e kohës si një arritje e sistemit.
 

“Ky vit duhet të ketë një etalo të qartë të vlerësimit të tij, cfarë u realizua gjatë këtij viti. Ky ishte një vit pa mëdyshje i shkëlqyer, ku çdo shqiptar duhet të falenderojë veten e tij. 2011 regjistrohet në muret e kohës si një arritje e sistemit. Filloi me disa probleme të caktuara, krejtësisht të pamotivuara pa asnjë arsye ligjore, ngjarje të cilat morën përgjigje kushtetuese. Shqipëria u faktua si një shtet ligjor” -deklaroi Kryeministri.
 

Dy janë ngjarjet kryesore sipas Berishës: së pari 8 maji respektoi të drejtën e votës; së dyti zhvillimi i censusit.
 

“2011 pati dy ngjarje dhe zhvillime të tjera të mëdha ku u testua funksionimi i shtetit ligjor, zgjedhjet e 8 majit, pavarsisht qëndrimeve kundrathënëse të cilat faktuan që pushteti nuk merret me dhunë. Në këto zgjedhje institucionet kushtetuese kaluan një nga testet më të vështira si rezultat i ngushtësisë së rezultatit.Janë zgjedhjet e para ne historinë e vendit që vlerësohen si kompetitive dhe transparente. Mazhoranca u shpërblye në reformat e saj me votat që mori në zgjedhje.Së dyti Shqipëria pas 99 vitesh zhvilloi censusin e plotë në liri të plotë, ka foton më të bukur kombëtare dhe materiale. Rezultatet janë historike, faktuan se vendi po ecën me shpejtësi drejt vendeve të zhvilluara”-u shpreh ai.
 
Një nga ngjarjet jo të pëlqyeshme për kryeministrin ishte mosmarrja e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë për në BE. Kreu i qeverisë tha se kjo ngjarje e ka një shkak, dhe kjo është, opozita shqiptare.

Vijon………..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›