Subashi: Jo ndryshim të KQZ-së, të zbatohet ligji për këdo
28/12/2011 Nënkryetarja e KQZ-së u shpreh dje skeptike për ngritjen e një administrate zgjedhore jopolitike
“Kontestimi i zgjedhjeve për çdo garë elektorale nuk zgjidhet me riformatim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por me marrjen e masave për zbatimin e ligjit”, - ky është vlerësimi i nënkryetares së KQZ-së Dëshira Subashi në lidhje me një nga rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecies për reformën zgjedhore. Në opinionin e saj Venecia kërkoi që të krijohet administrata e re zgjedhore, e cila të jetë apolitike. Por nënkryetarja e KQZ-së në një prononcim për mediet e shikon zgjidhjen te zbatimi i ligjit dhe ashpërsimi i sanksioneve për shkelësit e tij, qofshin këta dhe drejtuesit e KQZ-së. “Vullneti politik duhet të zgjidhë problemin që të lërë administratën zgjedhore ti kërkojë administratës zgjedhore të zbatojë ligjin dhe të nxjerrë para përgjegjësisë çdo nëpunës të lartë të administratës zgjedhore për shkeljet e ligjit dhe të Kodit Zgjedhor. Nuk mund të vazhdohet me këtë strukturë apo me këtë mendësi të drejtimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, - deklaroi dje Subashi. Nga ana tjetër, në analizën e saj të rekomandimit të Venecies Subashi hodhi dyshime të forta për gjetjen e njerëzve të depolitizuar që duhet të drejtojnë administratën zgjedhore dhe institucionet që duhet ti propozojnë ata sipas sugjerimeve të Venecies. “Ku do të gjenden këto institucione që do të emërojnë këta të pavarur nga politika, në një interes kaq të madh të politikës për këtë çështje? Cilët do të jenë personat e besueshëm për vetë ata, të pavarur, qoftë dhe nga shoqëria civile? Jam pesimiste, nuk besoj se çdo zgjedhje do të sjell një pavarësi ideale të kërkuar”, – u shpreh dje Dëshira Subashi. Komisioni për Reformën Zgjedhore u konstitua që në nëntor, por gjatë këtij viti u mblodh vetëm dy herë, duke e lënë për vitin e ardhshëm punën më të rëndë për ndryshimin e Kodit.
Peticion për komisionin e reformës
Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore do ti dorëzohet një peticion nga Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë, ku pritet që në ndryshimet që do ti bëhet Kodit Zgjedhor 1 në çdo 3 emra në listat e partive të jetë grua. Shoqëria civile do të kërkojë të sanksionohet me ligj detyrimi i KQZ-së që të mos pranojë asnjë listë të kandidatëve në zgjedhje të partive politike që nuk respekton zbatimin e kuotës gjinore. Në forumin mbi reformën elektorale ishin të pranishëm deputetë nga të dyja forcat e mëdha politike dhe kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit Vjollca Meçaj. Komisioni i Reformës Zgjedhore do të nisë në janar seancat dëgjimore me krerët e partive të vogla dhe shoqërinë civile për kodin e ri elektoral.