E Shtunë, 31 Tetor 2026

Google, debat për informacionet personale

TIRANE-çfarë pjese e informacioneve tuaja personale mund të gjendet lehtësisht në internet nga të tjerët?
Ndoshta juve nuk ju intereson, por kreu i kompanisë së internetit Google ka paralajmëruar se disa të rinjve do t'u duhet të ndryshojnë identitetet e tyre në të ardhmen për t'i shpëtuar të shkuarës së tyre në internet.

Eric Schmidt tha se njerëzit nuk e kanë idenë se sa shumë informacione personale ata lënë në internet. Ai e përshkroi internetin si gjënë e parë që njerëzit kanë shpikur të cilën nuk e kuptojnë.

Reagimet ndaj komenteve të zotit Schmidt kanë qenë të ndryshme dhe shumë vetë theksojnë se vetë Google përballet me kritika për mënyrën se si ka grumbulluar dhe ruajtur informacione personale.

Këta përdorues të internetit, të pyetur nga BBC, duket se nuk janë të interesuar shumë

"Nuk do të isha i gatshëm ta ndryshoja identitetin tim," thotë ky përdorues interneti. "Duhet ta kufizosh sasinë e informacione që fut në internet për ta pasur nën kontroll sepse përballesh me një numër të madh njerëzish."

"Nuk do ta ndryshoja identitetin, sepse është diçka që më përfaqëson mua," thotë një tjetër. "Unë nuk do të vija çdo gjë, që edhe mund të të përshijë në gjera që nuk dëshiron, në Facebook për shembull, përndryshe unë do të isha e kënaqur që njerëzit ta marrin këtë informacion, sepse nuk kam asgjë për të fshehur”, thanë disa prej tyre për BBC.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›