E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me hudhër kundër sëmundjeve të kohës moderne

Njerëzit që kanë probleme me tensionin e lartë të gjakut mund ta kontrollojnë gjendjene  tyre me konsumimin e hudhrës. Dikur moti, hudhra është shfrytëzuar në luftë kundër rtë ashtuquajturës Vdekje e zezë, por vlera e saj nuk është ulur as sot. Madje, mjektë e rekomandojnë hudhrën si mjet për parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Hulumtimet më të reja në Universitetin Adelaide kanë treguar se vetëm 12 javë trajtim me tableta të hudhrës kanë rezultuar me përmirësime të dukshme të problemeve me tensionin e gjakut, me çka ulet edhe mundësia e paraqitjes së goditjes në tru apo në zemër. Hulumtimi ka dëshmuar se njerëzit të cilët kanë probleme me tensionin e lartë të gjakut mund ta kontrollojnë gjendjen e tyre duke i shtuar ilaçeve konvencionale përdorimin e hudhrës.

“Nuk ka nevojë të hani tërë kokën e hudhrës, mirëpo, marrja e hudhrës në formë të tabletave mund të rezultojë me përmirësim”, pohojnë shkencëtarët australianë që e realizuan këtë studim.

“Shumë njerëz sot përdorin ilaçe për arsye të problemeve me shtypjen e gjakut, që është e pamundur të kontrollohet. Por, kur atyre njerëzve u kemi shtuar në ushqim hudhrën, kemi zbuluar se shtypja e gjakut bie në mënyrë konstante”, sqaroi dr. Karin Ried , e cila ka udhëhequr këtë studim, që është publikuar në revistën Maturitas.

Vlerësohet se vetëm në Britani të madhe 16 milionë njerëz vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›