Universi “gjithmonë do të zgjerohet”

Washington, 20 gusht – Shkencëtarët e agjencisë amerikane për kërkime në univers pas një studimi kanë nxjerrë përfundimin se universi do të vazhdojë të zgjerohet. Studimi po ashtu ka treguar se “energji e errët” përbën 72 për qind të kozmosit.
NASA ka bërë të ditur se teleskopi ka dëshmuar se 24 për qind e universit përbëhet nga “materia e errët”, që po ashtu është misterioze, por që është më e lehtë për t’u studiuar sesa energjia e errët, për shkak të “ndikimit të gravitetit”.
Ndërkaq, pjesa tjetër, që nuk arrin as katër për qind të universit, ka “materie që i bën njerëzit, planetët, yjet dhe gjithçka të bëra nga atomet”. Studimi thotë se përhapja e energjisë së errët do ta zgjerojë gjithnjë universin.
Profesori Eric Jullo ka thënë se “duhet ta sfidojmë problemin e energjisë së errët nga të gjitha anët”. Ai ka theksuar se është e rëndësishme që të ketë “dhjetëra metoda, dhe tani kemi një të re”, transmeton agjencia Reuters.
“Ajo që mund të them se është se metoda e re na ka ndihmuar të kuptojmë se universi do të vazhdojë të rritet dhe të zgjerohet përgjithmonë”, është shprehur Jullo.