E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cameron Diaz, kryeson listën e kërkimeve të rrezikshme

Los Angeles, 20 gusht - Cameron Diaz është emëruar ylli i famshëm më i rrezikshëm për t’u kërkuar në internet.
Krijuesit e programeve softuerike McAfee kanë paralajmëruar se Diaz kryeson në listën e yjeve emrat e të cilëve më së shpeshti lidhen me faqet problematike, bën të ditur AP.
Nga yjet tjera të famshme të listës vjetore të kompanisë janë përfshirë edhe Julia Roberts dhe Jessica Biel, transmeton MIA.
Hulumtimet e McAfee thonë se kriminelët e internetit besojnë se shfrytëzimi i emrave të famshëm është mënyra më efektive për të joshur njerëzit të vizitojnë ueb faqet e tyre të rrezikshme.
Nëse viruset e këtyre faqeve infektojnë kompjuterin, informatat personale të shfrytëzuesit, si fjalëkalimi i emailit dhe detajet e bankës mund të vidhen

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›