E Shtunë, 31 Tetor 2026

NASA: Hëna po rrudhet si një mollë e vjetër

UASHINGTON- Hëna po rrudhet si një mollë e vjetër, tregojnë disa imazhe të NASA-s, që e shpjegon këtë tkurrje me ftohjen e brendshme të satelitit të vetëm natyror të Tokës.
Këto imazhe, të publikuara dje në revistën amerikane "Science", tregojnë disa ndryshime të sipërfaqes së Hënës të paperceptuara më parë, që tregojnë se sipërfaqja e saj është rrudhur me rreth 100 metra në një të kaluar të afërt", shpjegon Thomas Watters, i Muzeut kombëtar të ajrit dhe hapësirës dhe autori kryesor i këtyre punimeve.
Këto konkluzione janë nxjerrë falë fotografive të marra nga objektivë të fuqishëm të vendosur në bordin e një sonde hapësinore, LRO, që Nasa e ka vënë në orbitë rreth Hënës në qershor të vitit 2009.
Këto fotografi tregojnë ekzistencën e rrudhave në koren e Hënës. Këto rrudha janë çarje që ndodhen kryesisht në rajonet hënore të malit mesatar, rreth satelitit. Ato tregojnë se Hëna po rrudhet si një urë në stinën e dimrit, nën efektin e të ftohtit.
Këto tipare gjeologjike ishin fotografuar edhe më parë rreth ekuatorit të Hënës nga kamera panoramike gjatë misioneve Apollo 15,16 dhe 17 në fillim të viteve 70. Por 14 çarjet e fundit të pavërejtura më parë u përkasin imazheve me saktësi shumë të madhe të marra nga sonda hënore LRO.
"Një nga aspektet që të bien më tepër në sy në këto çarje hënore është fakti që ato janë shfaqur relativisht vonë", thekson Thomas Watters.
"Këto çarje që janë krijuar në të gjithë sipërfaqen e Hënës ka të ngjarë të jenë shkaktuar nga ftohja e brendshme e Hënës", shpjegon ai.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›