Google+ do ta tejkalojë Twitterin?

Vetëm pak ditë pasi u prezantua dhe u lëshua në përdorim testues në tregun e SHBA-së, Google+ ka shkaktuar një kërcim të kapitalizmit të Google prej 20 miliardë dollarë.
Edhe pse disa faktorë të tjerë kanë ndikuar në këtë, siç është reflektimi pozitiv në tregun e IT-së, një kërcim kaq i madh në sytë e analistëve financiarë, do të thotë që Google më në fund është në rrugë të suksesshme.
Shumica mendojnë që Google+ do të rritet aq shumë sa do ta tejkalojë Twitterin, por ndoshta nuk do të jetë aq i madh si Facebook.