17 të vdekur, gjatë sulmeve në Mumbai

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe 81 të tjerë janë plagosur nga tre sulme të njëpasnjëshme që kanë goditur tre lokacione të ndryshme të Mumbait.
Zyrtarët thonë se shpërthimet ishin një “sulm i koordinuar nga terroristët” dhe se numri i viktimave mund të rritet.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karnej, tha se presidenti Obama i ka dënuar sulmet duke i quajtur “skandaloze”.
Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, tha se është “i shqetësuar” për humbjen e jetëve.
India është në shënjestër të kërcënimeve militante, që nga sulmet e nëntorit 2008 në Mumbai, që lanë 166 viktima.