E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk ka ikje nga Pakoja e Ahtisarit, për Mitrovicën

Idetë e reja për Mitrovicën, konsiderohen si një mision i pamundur nga ish-shefi i Ekipit të Unitetit në negociatat për statusin e Kosovës, Blerim Shala.

Ai tha se anashkalimi i Pakos së Ahtisarit për Mitrovicën nuk është zgjidhje dhe do të çonte drejtë ndarjes apo krijimi i entitetit serb në veri.
 

Kryeministri Hashim Thaçi një ditë më parë tha se i ka propozuar Grupit Ndërkombëtar Drejtues që në pamundësi të krijimit të komunës së veriut të Mitrovicës, siç e parasheh Pakoja e Ahtisarit, të shkohet me opsionin e bashkimit të Mitrovicës në një komunë.
Por, nënkryetari i “Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës”, Shala nuk sheh asnjë mundësi për kthim prapa dhe të vetmen zgjidhje për Mitrovicën, ai e sheh te Plani i presidentit Ahtisari.
 

“I vetmi opsion që mbetet është që të zbatohet propozimi gjithëpërfshirës i presidentit Ahtisari, i cili po ashtu, ka marrë, siç e dini, një përkrahje shtesë në strategjinë për veriun e Kosovës që është përgatitur vitin e kaluar nga Zyra Civile Ndërkombëtare dhe nga qeveria e Kosovës. Pra, nuk është koha për propozime të reja, është koha për implementimin e dokumenteve ndërkombëtare dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë Shala.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›