E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i “liron” të arrestuarit në rastin e "Gazimestanit"

Prokurori i EULEX-it, i cili ka udhëhequr procedurën hetimore në rastin e “Gazimestanit”, ka vendosur të ndërpresë hetimet ndaj të dyshuarve, për shkak të mungesës së provave. Sipas një deklarate për shtyp, nga misioni Evropian, prokurori ka kërkuar nga gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Komunale në Prishtinë, që të lirojë të arrestuarit nga paraburgimi.
 

Në deklaratë thuhet se pala e dëmtuar, ka 8 ditë kohë për të vendosur nëse dëshiron të parashtrojë ankesë ndaj vendimit.
 

Policia e Kosovës, më parë ka arrestuar pesë persona, ndërsa të njëjtët persona, pas përfundimit të manifestimit për 622-vjetorin e Betejës së Kosovës, kanë sulmuar me gurë zyrtarët e policisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›