Egjipt, shkarkohen 700 oficerë policie

700 oficerë të vjetër policie në Egjipt po shkarkohen nga detyra lidhur me vrasjen e protestuesve gjatë revolucionit të zhvilluar më herët gjatë vitit. Ministri i Brendshëm, Mansour Essawy ka deklaruar se 505 gjeneralë dhe 164 oficerë, do t`i japin fund shërbimit të tyre më 1 gusht.
Lëvizja vjen ndërkohë që në sheshin Tahrir vazhdojnë protestat që kërkojnë përshpejtimin e proceseve gjyqësore ndaj policëve dhe autoriteteve të korruptuara të epokës Mubarak.
Ndërkohë, ushtria egjiptiane, që ka marrë nën kontroll drejtimin e vendit pas rrëzimit të Mubarak, ka deklaruar se zgjedhjet e planifikuara për në shtator, do të shtyhen.