Presidenti i BE-së, kërkon përparim në raportet Serbi-Kosovë

Serbia duhet të ndërmarrë "hapa konkretë" drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, për të ecur përpara, në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Kështu deklaroi presidenti i këtij mekanizmi, Herman Van Rompuj.
"Mosmarrëveshja e vazhdueshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është një shkak për shqetësim", tha Rompuj në Forumin "Beograd-BE", që po zhvillon punimet në Beograd.
Presidenti serb, Boris Tadiç, tha se Serbia është kundër imponimit të kushteve për t`u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe kërkon trajtim të njëjtë si të vendeve të tjera që aplikojnë anëtarësimin në BE.