E Shtunë, 31 Tetor 2026

Google ndihmon Wikipedia-n

SHBA- Themeluesi i Google-it ka dhënë një donacion prej 500 mijë dollarësh për organizatën mediatike që udhëheq enciklopedinë elektronike Wikipedia, transmeton REL.

Sergej Brin dhe bashkëshortja e tij, Ane Vojcicki, e realizuan dorëzimin e donacionit përmes Fondacionit Brin Vojcicki.

Donacioni thuhet se ka për qëllim të nxisë ngritjen e fondeve për faqën e internetit, e cila vepron pa ndihmën e marketingut.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›