Greqi, buxheti 2012 nuk prek pagat e deputetëve
ATHINE - Ekipi i Trojkës që mbërriti dje në Athinë, ka zhvilluar menjëherë kontaktet me krerë të qeverisë greke.
Përfaqësuesit e FMN, Komisionit Evrpian dhe BQE takuan dje kryeministrin Papadhimos dhe ministrin e Financave Venizelos.
Fokusi i diskutimit ishte buxheti i 2012, drafti final i të cilit u paraqit dje në Parlament, përgatitja e Memorandumit të ri të rishikuar pas marrëveshjes së 26 tetorit, plotësimi i kushteve për lirimin e këstit të gjashtë, si dhe paketa e re e mbështetjes për ekonominë greke prej 130 mld Euro.
Trojka do të vijojë takimet sot me kryetarin e PASOK-ut Jorgos Papandreu dhe kryetarin e Demokracisë së Re, Antonis Samaras, ndërsa nesër do takojnë kryetarin e LAOS Jorgos Karaxhaferis.
Ndërkohë mësohet se projektbuxhet i ri i vitit 2012, megjithëse u vlerësua si një buxhet që ka peshë në përpjekjet për daljen nga kriza, nuk i ka prekur aspak pagat e deputetëve të parlamentit dhe kompensimet e tyre.
Buxheti që mori miratimin e PASOK, ND dhe LAOS, forcat e koalicionit qeveritar, ka parashikuar shkurtime edhe në shpenzimet e parlamentit, të cilat krahasuar me vitin e kaluar, kapin shifrën 27 milionë euro.
Por edhe pse janë bërë shkurtime, kryesisht në pagat e punonjësve të administratës, në qiratë e zyrave dhe shpenzime të tjera, duket se ajo cka është më e rëndësishmja, pagat e deputetëve, shpenzimet për kompensimet, udhëtimet, pagesat shtesë për pjesëmarrjen e tyre në komisione dhe shpërblimet për ta, kanë mbetur pothuajse të paprekura.
Ministri Venizelos e vlerësoi dje draftin e buxhetit për konsensusin me të cilin ai është hartuar, dhe është e kuptueshme se të paktën pika, ku pagat e deputetëve mbeten të paprekura edhe për vitin 2012, ka marrë konsensusin e gjithë deputetëve të Parlamentit.