Avokati: Djali i Gaddafit po torturohet

Avokatët përfaqësues të Saif al-Islam Gaddafit në Gjykatën e Krimeve Ndërkombëtare të Hagës lajmëruan se ai dhunohet dhe torturohet sistematikisht në burgun e improvizuar për të në Zintan, Libinë Lindore.
Në një deklaratë, grupi i avokatëve theksoi se djali i ish-diktatorit po mbahet në një izolim të plotë, ndërsa paraushtarakët që e ruajnë nuk kanë asnjë respekt ndaj të drejtave të tij thelbësore, përfshi atë të respektimit të lirisë së letërkëmbimit e takimeve të rregullta me avokatin mbrojtës.
Gjithashtu, në deklaratë konsiderohej si e palogjikshme tentative nga drejtësia siriane për të gjykuar al-Islamin edhe për disa krime të vogla, përfshi dhënian e liçensave të parregullta për peshkim apo për drejtimin e gamileve, gjatë kohës që ai kishte funksione qeveritare.
Akuza kryesore që rëndon mbi al-Islamin është ajo e krimeve kundër njerëzimit dhe autorizimit të masakrave në masë, gjatë fundit të regjimit të kolonel Gaddafit.
Pavarësisht kërkesës së Hagës për ta gjykuar në Gjykatën e Krimeve Ndërkombëtare, Tripoli këmbëngul në të drejtën e tij për të vendosur djalin e ish-diktatorit përpara drejtësisë vendase.