Google projekt virtual për Muzeun e Irakut
WASHINGTON-Drejtori i përgjitshëm i Google, Eric Schmidt, dhe pjesëtarë të Bordit Iraken të Antikiteteve dhe Trashëgimisë shpallën nisjen e një projekti për krijimin e një turi virtual të Muzeut Kombëtar të Irakut përmes teknologjisë më të fundit artistike të ideuar nga Google.
Ky projekt, i pari i këtij lloji për të gjitha muzetë e botës, do të regjistrojë në mënyrë dixhitale antikat e ruajtura në këtë muze duke mundësuar admirimin e tyre në nivel botëror. Kjo lëvizje është pjesë e përkushtimit gjithnjë e më të madh nga ana e institucioneve amerikane ndaj dhënies së ndihmës për Irakun si pjesë e një skeme për rimëkëmbjen e trashëgimisë kulturore e historike të vendit. "Një mori informacionet që lidhen me botën arabe mbetet ende e panjohur ose akoma më keq e pakuptuar në nivel botëror. Ky vend përkon me nisjen e historisë së qytetërimit, elementë të së cilës ruhen në këtë muze. Nuk mendoj se mund ta përdorja më mirë se kaq teknologjinë e fundit në fushën e artit të ideuar nga inxhinierët tanë sesa për ilustrimin e kësaj historie me shumë vlera për njerëzimin" tha drejtori i përgjithshëm i Google.
Schmidt tha se Departamenti Amerikan i Shtetit dhe personeli i Google kishin përdorur mëse 14.000 foto të antikave që ruhen në këtë muze për ndërtimin e këtij turi virtual i cili do të jetë i disponueshëm për publikun nga viti i ardhshëm. " Departamenti i Shtetit në bashkëpunim me personelin tonë dërgoi një grup njerëzish për të fotografuar antikat të cilat më pas u përdorën në projektin tonë. Në të ka edhe disa surpriza të cilat nuk po i zbulojmë akoma. Falë mbështetjes edhe të autoriteteve irakene ky projekt do të nisë të zbatohet vitin që vjen" tha ai.
(d.b/s.t/News24/BalkanWeb)