E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rohan, akuza për 5 vendet e BE që nuk kanë njohur Kosovën

PRISHTINE- Diplomati Albert Rohan që qëndroi dje në Kosovë ka akuzuar direkt pesë vendet e BE që nuk e kanë njohur Kosovën, duke thënë se ato po vonojnë stabilizimin dhe normalizimin e rajonit. Aktualisht Spanja, Greqia, Slovakia, Rumania dhe Qipro nuk e njohin shtetin e ri të Kosovës, ndërkohë që 22 anëtarët e tjerë të BE e kanë njohur Kosovën menjëherë pas pavarësisë. Rohan që është një nga autorët e propozimit gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës, tha se këto shtete kanë penguar qëndrimin e unifikuar të BE për cështjen e Kosoves. Gjithsësi një ditë më parë Spanja që nuk e njëh Kosovën deklaroi një hap më lehtësues, duke thënë se edhe pse nuk e njeh Kosovën, do të lejojë që në takimet që do të bëhen në kuadrin e BE, Kosova të jetë pjesëmarrëse.

Ndërkohë Rohan kërkoi edhe nga Serbia që ta njohë sa më shpejt këtë realitet të Kosovës së pavarur. Rohan shtoi se gjykata e Hagës që do të nisë shqyrtimin e statusit të Kosovës, ka ndalur dhe do të vonojë procesin e njohjeve të reja. Ai theksoi se e ardhmja e Kosovës është në familjen evropiane. Diplomati austriak ështqë nderuar me Medaljen e Artë të Pavarësisë. Gjithashtu ai u shpall nga Universiteti i Prishtinës “doktor Honoris Causa”.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›