Lionel Messi në gjykatë mbi mashtrimin tatimor në Spanjë, më 17 shtator
Një gjyqtar spanjoll ka thirrur futbollistin argjentinas Lionel Messi që të paraqitet në gjykatë më 17 shtator mbi akuzat e mashtrimit tatimor.
25-vjeçari, i cili ka qenë katër herë nderuar me titullin ‘Lojtari i Vitit’ dhe babai i tij janë akuzuar për mashtrim të autoriteteve spanjolle prej më shumë se katër milion euro.
Ata janë të dyshuar se kanë përdorur kompanitë jashtë vendit, në Belize dhe Uruguai, për të shitur të drejtat për të përdorur imazhin e Messi-t.
Ata të dy mohojnë akuzat. Paga neto e Lionel Messi-t nga Barcelona është thënë të jetë rreth 16 milionë euro në vit, duke e bërë atë një nga sportistët më të paguar në botë.
Ai gjithashtu ka nënshkruar mbështetjen multi-milion-dollarëshe me sponsorët komerciale nëpër botë. Lojtari dhe babai i tij janë akuzuar se kanë dëmtuar shtetin spanjoll përmes taksave që lidhen me të ardhurat nga përdorimi i imazhit të tij.
Nëse ai dënohet Messi mund të përballet me deri në gjashtë vjet burg dhe një gjobë të madhe, sipas agjencisë të lajmeve ‘EFE’. Ai shkroi në faqen e tij në Facebook, pasi akuza u bë e njohur javën e kaluar: “Ne kurrë nuk kemi kryer asnjë shkelje. Ne gjithmonë kemi përmbushur të gjitha detyrimet e taksave tona”.
Drejtori i Adidas-it, Herbert Hainer i ka thënë gazetarëve se kompania “do të vazhdojë të punojë me Lionel-in. Ai është lojtari më i mirë i futbollit në botë”,- tha ai “dhe ne jemi të lumtur që e kemi atë”.