E Diel, 1 Nëntor 2026

OBSH: Dhuna kundër grave në mbarë botën kapi përmasa epidemike

dhuna1Tiranë- “Më shumë se një në tre gra në mbarë botën ka përjetuar dhunë fizike apo seksuale”,-thotë një raport nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe grupeve të tjera.

Ajo thotë se 38% e të gjitha grave të vrara janë vrarë nga partnerët e tyre dhe një dhunë e tillë është një kontribues i madh për depresion dhe probleme të tjera shëndetësore.

Kreu i OBSH-së, Margaret Chan tha se dhuna kundër grave ishte “një problem global i shëndetit me përmasa epidemike”.

Studimi gjithashtu bën thirrje për ndalimin e tolerimit të sulmeve të tilla në mbarë botën. Dhe ai thotë se udhëzime të reja duhet të miratohen nga zyrtarët e shëndetësisë në mbarë botën për të parandaluar abuzimin dhe të ofrojnë mbrojtje më të mirë për viktimat.

Gjetjet kyçe të raportit janë: Dhuna nga partneri intim është lloji më i zakonshëm i abuzimit, që ndikon në 30% të grave në të gjithë globin. 38% e të gjitha grave të vrara janë vrarë nga partnerët e tyre. 42% e grave të abuzuara fizikisht ose seksualisht kanë pasur lëndime si pasojë. Viktimat e sulmeve jo-partnere kishin 2.6 herë më shumë gjasa të përjetojnë depresion dhe ankth në krahasim me gratë që nuk kishin përjetuar dhunë. Ata ishin abuzuar nga partnerët e tyre e kishin pothuajse dy herë më shumë gjasa të kenë probleme të ngjashme. Viktimat kishin më shumë të ngjarë të kenë probleme me alkoolin, aborte dhe të fitojnë sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe HIV-in.

“Kemi nevojë urgjente për të investuar në parandalimin për të adresuar shkaqet e këtij problemi global të shëndetit të grave”,-thotë raporti.

Dokumenti shton se “frika e damkës” pengon shumë gra nga raportimi i dhunës seksuale. Ai thekson se zyrtarët e shëndetësisë në mbarë botën duhet ta marrin “shumë seriozisht” çështjen, duke ofruar trajnim të mirë për punëtorët shëndetësor në njohjen kur gratë mund të jenë në rrezik të dhunës dhe për të siguruar një përgjigje të përshtatshme.

OBSH-ja thotë se do të fillojë zbatimin e udhëzimeve të reja së bashku me organizata të tjera në fund të muajit qershor.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›