E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betohet Basha. Do hap bashkine per qytetaret

Betohet kryetari i ri i bashkisë së Tiranës. Lulzim Basha ka nisur kështu mandatin e tij 4- vjeçar për qeverisjen e kryeyqtetit. Në fjalën e tij përpara 55 anëtarëve të këshillit të ri bashkiak, Basha është shprehur se bashkëpunimi mes të gjitha forcave politike që përfaqësojnë këtë institucion do të cojë përpara realizimin e të gjitha projektevë që kanë në fokus qytetarët e  Tiranës. Basha tha se konfliktet politike duhet të marrin fund dhe se administrata e bashkisë së tij do të jetë gjithëpërfshirëse.

“Administrata ime do të jetë gjithpërfshirëse ku çdo parti politike do të gjejë përfaqësinë duke pasqyruar në këtë mënyrë vetë familjen tonë të përbashkët, Tiranën. Është koha për të qeverisur dhe jo për fushatë. Është koha t’i përvishemi punës, është koha t’i përkushtohemi zhvillimit të gjithanshëm që Tirana meriton. Për këtë arsye unë do të nis menjëherë punën për çka kam hartuar edhe një program ambicioz për 100 ditët e para të qeverisjes nga I cili do të veçja ngritjen e strukturave të posaçme për mbrojtjen e konsumatorit, nxitjen e investimeve të biznesit të punësimit, zgjidhjen e çështjes së trafikut në qendrën e Tiranës, adoptimin dhe zbatimin e masave për mundësimin e hipotekimit të banesave të pahipotekuara, eleminimin e 60 llojeve të taksave dhe tarifave si dhe përgatitjen e paketës fiskale”- tha Basha.

Në ceremoninë e betimit kanë marrë pjesë edhe ambasadori i OSBE në vendin tonë, Eugen Ëollfarth, zëvendës ambasdorja amerikane Deborah Jones, zëvendës ambasadori i BE si dhe zëvendës ambasdorja e Polonisë, të cilët më pas zhvilluan një takim në zyrën e kryebashkiut të ri.

Më herët, para betimit të Bashës u bë konstituimi i këshillit bashkiak të Tiranës. Kryetar i tij u zgjodh Njazi Kosovrasti dhe nënkryetar demokrarti tjetër Zamir Ndroqi, i cili mundi të marrë dhe një votë nga socialistët. Ndërkohë që në takimin e parë në këshilli nuk munguan konfliketet mes palëve.

Edlira Sulejmani

Azhornuar së fundi ( e hënë , 25 korrik 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›