Gorbaçov: "Rusia në rrezik nga kriza"

Ish- lideri i Bashkimit Sovjetik Mikail Gorbaçov deklaron se Rusia do të përballet me një rrezik të paprecedent nëse kriza ekonomike aktuale do të thellohet. Gorbaçov luftoi për reformimin e ekonomisë komuniste dhe strukturave politike në ditët e perëndimit të Bashkimit Sovjetik. Ai la zyrën e tij në Kremlin në fundin e dhjetorit të vitit 1991, kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë dhe kur ishte formuar një Komunuelth shtetesh të pavaruara. Edhe pse Gorbaçov mbetet i respektuar në vendet perëndimore për politikat e tij të hapjes së vendit dhe përfundimit të Luftës së Ftohtë, ai është shumë i përgojuar në Rusi dhe cilësohet përgjegjës për kaosin e krijuar në vend pas shembjes së komunizmit. "Ne shpresojmë që masat të merren nga ata që e kuptojnë se situata është e paprecedent dhe ne jemi shumë të rrezikuar nëse del jashtë kontrollit", tha Gorbaçov në një konferencë për shtyp. Ish-Presidenti Gorbaçov ka bërë thirrje për dialog të gjërë për zgjidhjen e krizës. Kremlini zyrtar dhe mediat ruse janë përpjekur të qetësojnë publikun në lidhje me impaktin e ngadalësimit të zhvillimit ekonomik të vendit.