Viti i Ri, shqiptarët preferojnë "karaoket"
Nata e ndërrimit të viteve në kryeqytet ndryshe nga vitet e shkuara pritet të mbushë karakoket. Kjo është preferenca e fundit e të rinjve të cilët duan të shijojnë pijen duke dëgjuar muzikë live dhe duke shoqëruar dhe me zërin e tyre. Dhe në momentin e ndërrimit të viteve, pritet që rrugët të mbushen me njerëz për të shijuar ndezjen e fishekzjarrëve. Ndryshe nga të rinjët të cilët preferojnë baret, muzikën dhe zhurmën , të tjerët, pra familjarët dëshirojnë që natën e ndërrimit të viteve ta kalojnë në shtëpi. Të pyetur nga Ora News, ata thonë se atmosfera festive në familje me të gjithë të afërmit është shumë më komode dhe tradicionale për ta se të shkojnë në lokale. Ndërsa një pjesë, kanë preferuar të prenotojnë restorante ku gjithcka është gati mjafton të paguash. Prenotimet në restorantet e kryeqytetit variojnë nga 70 euro deri në 150 euro dhe pagesa natyrisht përfshin edhe shërbimin dhe cilësinë e gatimit. Megjithatë pavarësisht nga preferencat se ku do të kalohet nata e ndërrimit të viteve një gje është e sigurtë se sheshi "Skënderbej" do të përflaket nga fishekzjarret si edhe vitet e tjera.